Fabio Paratici, drejtori i Juventusit, pak kohë më parë e tha hapur se do të ketë vetëm transferime me parametra zero, ose shkëmbime siç ndodh zakonisht në NBA. Kjo prej krizës financiare të krijuara nga COVID-19.
Zyrtari i klubit bardhezi rikthehet të flasë dhe e pranon se edhe mund të mos pësojnë asnjë ndryshim këtë verë. Gjithçka duhet parë në vazhdimësi dhe të merren vendime në varësi të situatave të krijuara. Kjo është gjëra më e mirë sipas Paratici.
“Do të thosha se dritarja tjetër e merkatos do të jetë kreative dhe elastike. Duhet ta marrim ditë pas dite, sepse situata dhe këndvështrimi i gjërave ndryshon në mënyrë konstante. Ditët e fundit jemi pesimistë ose optimistë, në varësi të statistikave të fundit.
Jemi akoma në ekuilibër dhe duhet të jemi elastikë në planet tona. Disa thonë se mund të luajmë sezonin tjetër me të njëjtën skuadër? Është një mundësi”, është shprehur Fabio Paratici për “Sky Sport Italia”. /abcnews.al