Kampionatet europiane që janë pezulluar do të mbarojnë në fund të muajit qershor, ndërsa Premier League mund të jetë mbyllur përfundimisht për këtë sezon. Klubet angleze nuk pranojnë të rikthehen në fushën e blertë prej frikës së koronavirusit.
Telegraph raporton lajmin e bujshëm, sipas së cilit Liverpool pritet të shpallet kampion të shtunën e ardhshme. Burime pranë Federatës citojnë se asnjë prej klubeve nuk është kundër këtij vendimi. Skuadra e Klopp numëron 25 pikë më shumë se vendi i dytë dhe titulli është totalisht i merituar.
Ky sezon mund të mbyllet me renditjen aktuale dhe “The Reds” do të festojnë titullin kampion pas 30 vitesh mungesë. Asnjë skuadër nuk do të rrëzohet nga kategoria dhe nga Championship do të vijnë dy skuadrat më të mirë, duke bërë që Premier League të jetë me 22 skuadra sezonin e ardhshëm. /abcnews.al