Juventusi nuk do heqë dorë derisa të rikthehet te fitimi i Champions League. Ky objektiv është kthyer në fiksimin e bardhezinjve dhe kupa me veshë të mëdhenj mungon prej vitit 1996 në Torino. Presidenti Agnelli nuk po kursehet dhe dëshiron të marrë më të mirët te skuadra e tij, qofshin lojtarë apo trajnerë.
Sarri nuk ka bindur në pankinë, edhe pse është në garë për triumfin në Itali dhe Evropë. Një skenar i bujshëm vjen nga Franca në lidhje me stolin e Juventusit. Le10Sport raporton se Zinedine Zidane pritet të largohet nga Real Madrid.
Shkaku? Raporti i vështirë me presidentin Perez e ka lodhur dhe kampionët e Italisë janë gati për të përfituar. Zyrtarë të Juventusit kanë kontaktuar trajnerin 47-vjeçar, i cili ka luajtur për 5 vite me “Zonjën e Vjetër” (1996-2001).
Një opsion që intrigon gjithë tifozët e skuadrës italiane dhe një emër perfekt për pankinën. Zidanë është një ndër më të mirët në rolin e tij, ambientin dhe Juven e njeh shumë mirë, dhe do të ishte lëvizja e duhur për të tentuar fitimin e Champions League. /abcnews.al