Tjetër skandal në futbollin afrikan. Këtë herë kemi të bëjmë me një rrëmbim në Nigeri, ku është klubi Enyimba Football Club që ka konfirmuar rrëmbimin e dy futbollistëve të saj. Dayo Ojo dhe Benjamin Iluyomade janë personat në fjalë të marë peng nga disa persona të armatosur.
Ngjarja e shëmtuar ka ndodhur para dy ditësh, ku lojtarët po udhëtonin për në qytetin e Akures për shkak se kampionati u pezullua për shkak të përhapjes së Coronavirusit. I vetmi që i shpëtoi rrëmbimit është Emmanuel James.
Klubi Nigerian po mban kontakte me familjen e Ojos, i cili mendohet të jetë dhe objektivi nga autorët. Ndërkohe familja e tij ka kërkuar lirimin e tij, por ende nuk ka asnjë lajm mbi dy futbollistët e rrëmbyer. /abcnews.al
Enyimba FC has released an official statement on the abduction of midfielder Dayo Ojo ? pic.twitter.com/rDmoEfYBZ0
— Enyimba FC (@EnyimbaFC) March 23, 2020