Skena kaotike në Rusi/ Mijëra largohen nga shtëpitë e tyre për shkak të përmbytjeve

schedule14:05 - 11 Prill, 2024

schedule 14:05 - 11 Prill, 2024

Më shumë se 6,000 njerëz janë larguar nga shtëpitë e tyre për shkak të përmbytjeve në rajonin rus Kurgan.

Më shumë se 110,000 njerëz janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre në Uralet e Rusisë, Siberi dhe Kazakistan pasi lumenjtë kryesorë që rrjedhin përmes Kazakistanit dhe derdhen në Kaspik kanë dalë nga shtrati.

Në rajonin Tomsk të Siberisë, ujërat e lumit Tom kanë përmbytur rrugët dhe disa shtëpi. Mbi 100,000 njerëz janë larguar nga shtëpitë e tyre ditët e fundit, kryesisht në Kazakistan, por edhe në Rusi.

Dhe në disa zona, niveli i ujit vazhdon të rritet.

Niveli në lumin Ural në këtë zonë ka arritur në 10.6 metra, sipas Ministrisë së Situatave të Emergjencave, duke tejkaluar nivelin e konsideruar “kritik” si dhe rekordin prej 9.46 metrash të vendosur në vitin 1942.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!