Rezultatet e testeve serologjike të bëra në rreth 10,000 qytetarë në Bergamo kanë treguar se 57 për qind e tyre e kanë pasur koronavirusin. Duke komentuar këtë lajm nga Italia, epidemiologu klinik Ilir Alimehmeti shkruan se “antitrupat thonë gjithmonë të vërtetën.
Ndërsa shpjegon rezultatet e nxjerra nga testet serologjike, të cilat ndryshojnë ato të nxjerra nga hetimet epidemologjike, mjeku thekeson se duhet t’i fusim sa më shpejt në “përdorim në Shqipëri dhe jo të trembemi nga shifra si 30-40 raste në ditë.”
Të dhënat serologjike, shprehet Alimehmeti, tregojnë se në të vërtetë 57% e popullatës në Bergamo është me antitrupa pozitive. Pra, 46.3 herë më shumë se sa gjen hetimi epidemiologjik.
“Vjen natyrshëm të llogarisim se vdekshmëria e vërtetë është shumë më e ulët, pra rreth 46 herë më e ulët,” shton ai.
Postimi i plotë:
Mos u frikëso nga rruga e të vërtetës vetëm pse nuk ka njerëz që ecin mbi të!”
Cit. Robert Kennedy ❗
✅ Antitrupat tregojnë gjithmonë të vërtetën miqtë e mi!
➡️ Në asnjë kontinent, shtet apo rajon nuk është treguar e vërteta e thellë nga hetimi epidemiologjik, por vetëm sipërfaqja.
?? Më në fund dalin rezultatet e para të testimeve serologjike në Itali.
Le ta fillojmë me zonën më të rëndë, aty ku vdekshmëria ishte më e lartë, Bergamo (Itali).
➡️ Hetimi epidemiologjik në Bergamo ka zbuluar vetëm 13.661 raste pozitive nder 1.112.287 persona. (ISS – Istituto Superiore della Sanità 09.06.2020)
➡️ Pra, hetimi epidemiologjik informon se 1.23% e popullatës ka qenë pozitive. (ISS – Istituto Superiore della Sanità 09.06.2020)
➡️ Duke qenë se vdekshmëria për Bergamon nuk është raportuar më vete, mund të shohim se në Lombardi është regjistruar deri tani një vdekshmëri prej 17.8% (16.317 vdekje ndër 90.581 raste).
➡️ Ndërkohë të dhënat serologjike tregojnë se në të vërtetë 57% e popullatës në Bergamo është me antitrupa pozitive.
✅ Pra, 57% / 1.23% = 46.3 herë më shumë se sa gjen hetimi epidemiologjik.
Vjen natyrshëm të llogarisim se vdekshmëria e vërtetë është shumë më e ulët, pra rreth 46 herë më e ulët.
✅ Një përllogaritje e shpejtë: 17.8% / 46.3 = 0.38%.
‼E dëgjuat saktë miqtë e mi!‼
?? 0.38% vdekshmëria bruto në zonën e goditur më rëndë në Europë (Bergamo).
Gjithmonë antitrupat (provat serologjike) tregojnë të vërtetën!
➡️ Duhet t’i fusim sa më shpejt në përdorim në Shqipëri dhe jo të trembemi nga shifra si 30-40 raste në ditë.
➡️ Rastet reale janë dhjetëra herë më të larta kudo ku përdoren testet serologjike!
Forca miq!
Kuçedra nuk ka dhjetë kokë!
Dr. Shk. Ilir Alimehmeti
Epidemiolog Klinik