“S’kemi frikë nga Vettingu”, pedagogu: Deklarata e kryeministrit është presion, ne vazhdojmë protestën

schedule17:23 - 19 Tetor, 2022

schedule 17:23 - 19 Tetor, 2022

Armando Rista është pedagog i Fakultetit të Teknologjisë së informacionit në Universitetin e Durrësit.

Gjatë protestës së sotme ka komentuar deklaratën e kryeministrit Ramë për vettingun e pedagogëve. Thotë se nuk do të tërhiqen prej presionit, protesta do vazhdojë deri në rritjen e pagave.

“Deklarata e kryeministrit deri diku ka qenë presion tha se do fillojë me vettingun e pedagogëve për ne s’përbën problem kryeministri është i lirë të vazhdojë ne do qëndrojmë deri në fund kërkesave.”

Rista dhe kolegë të tij me përvojë akademike theksojnë se pagat që marrin nuk ju dalin për të jetuar dhe për të zgjeruar dijet.

“Jam me doktoraturë. Duhet të merrem me biznes privat për të mbijetuar, të rris fëmijët e mi dhe të vazhdoj jetën normalisht.”

“Unë po bëj doktoraturën, me gjysmën e rrogës paguaj doktoraturën e me pjesën tjetër naftë që vij në fakultet.”

Pedagogët e universitetit Fan Noli në Korcë deklaratën e Ramës e komentojnë si kërcënim për të shuar protestën.

Lexo edhe: Pse të studiojmë kur punojmë në byrektore? Rama i përgjigjet studentes: Nuk është vetëm shteti zgjidhja

“Kur pashë sjelljen e qeverisë të ministrisë, kryeministrit pashë që do të shtypë protestën se kështu merr më shumë pikë. Ishte kërcënim deklarata që bëri pedagogëve, rrini aty se unë do tju kontrolloj. Unë do protestoj.”

“Nuk besoj se pedagogët kanë frikë nga vettingu.”

Ndërkaq në Shkodër nuk është zhvilluar as sot mësim. Pedagogët e universitetit Luigj Gurakuqi që prej ditës së parë të protestës vazhdojnë të mbajnë të njëjtin qëndrim, nuk do hynë në auditorë deri sa pagat të rriten./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!