Skemë piramidale? Kaos në tregun e kriptomonedhave, LUNA përtokë, po tani?!

schedule15:00 - 12 Maj, 2022

schedule 15:00 - 12 Maj, 2022

Terra Luna, kriptomonedha bazë e Terraform Labs është ra edhe më tej gjatë 24 orëve të fundit aktualisht ajo tregtohet me 0.401 USDT ndërkohë që vetëm pak javë më parë ishte mbi 100 USDT. Kjo bëri që një numër i madh investitorësh në tregun e kriptovalutave të humbisnin kursimet e tyre duke parë që të shkriheshin para syve të tyre për punë orësh.

Çfarë është Terra Luna?

Terra është një protokoll blockchain që mbështet rrjetet globale të pagesave duke përdorur monedha të stabël sic UST ( US Terra) të mbështetura nga monedhat reale.

Si lidhen Terra Luna dhe TerraUSD (UST) ?

Terra-LUNA dhe UST varen reciprokisht, pasi suksesi i ekosistemit Terra bazohet në adoptimin e UST si një monedhë e qendrushme. LUNA investon në UST dhe digjet ndërsa kërkesa për UST rritet dhe e anasjellta kur kërkesa për LUNA rritet. Nga ana tjetër, nëse UST shihet si e paqëndrueshme, vlera e LUNA mund të bjerë, raporton abcnews.al.

Pse po bie Terra Luna?

Kriptomonedha Terra Luna filloi të bjerë kur u shfaqen problem me monedhën e qendrueshme UST. Gjithçka ndodhi pasi u zbulua se UST nuk kishte një mbështetje me monedhë reale që të mund të mbështeste operacionet e saj. Kur tregu filloi të bjerë pas luftës në Ukrainë, shumë investitorë filluan të shisnin kriptmonedhat duke i shndërruar në para reale. Kështu vepruan edhe investitorët e UST, por teksa ndodhte kjo sistemi nuk iu përgjigj duke bërë që të humbiste fillimisht besimi te UST.

Në një situatë mungese besimi edhe më tepër investitorë tentuan të shisnin monedhën stabël të ekosistemit Trra, TerraUSD (UST). Reaksioni zinxhir u pasqyrua edhe te monedha LUNA, e cila varej direkt nga UST.

Aktualisht jemi në situatën që një monedhë që para pak javësh vlente 100 USD, tashmë vlen më pak se gjysmë dollari.

A ka rekuperim?

Mundësia e një rekuperimi është e vogël pasi kriptomonedhat janë një treg jo stabël dhe gjëja kryesore që mungon është besimi në rastet kur ka situata të tilla siç është ajo me LUNA-n. Kjo, pasi fakti që monedha stabël UST nuk ishte mbështetur me monedha reale tregon se krijuesit e saj nuk kanë qenë të sinqertë me projektin që në fillim. Ky fakt i bën investitorët skeptikë për të vijuar investimet e tyre në këtë monedhë.

Kjo ka bërë që të flitet edhe për një skemë piramidale në ekosistemin Terra edhe pse krijuesi i tij, Do Këon është shprehur se ka një plan të mirëfilltë rimekëmbjeje. Madje, dje ai deklaroi se e kishte planin gati dhe se ishte vënë në kontakt me disa investitorë për të rikthyer monedhën në treguesit e mëparshëm.

A do të ndodhë kjo? Gjasat janë të vogla, për aq kohë sa është thyer besimi. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!