Skema si u vra shqiptari në Islandë, autori e priti në shtëpi, e qëlloi pas shpine dhe në qafë

schedule22:46 - 16 Shkurt, 2021

schedule 22:46 - 16 Shkurt, 2021

Mediat islandeze kanë zbardhur detaje të reja në lidhje me vrasjen e shqiptarit mesnatën e së shtunës në Reykjavík. Shqiptari sapo kishte parkuar makinën dhe po hynte në shtëpi në orën 23:57 kur u qëllua me armë. Autori i kishte bërë pritë në prag të shtëpisë duke e qëlluar disa herë.

Shqiptari la pas gruan shtatzënë dhe një fëmijë të vogël. Gruaja dhe fëmija i tij ishin në shtëpi kur u qëllua për vdekje jashtë banesës.

Lexo edhe: Ekzekutohet në prag të shtëpisë shqiptari në Islandë, la pas gruan shtatzënë dhe një fëmijë

Pavarësisht dërgimit me shpejtësi në spital, ai nuk mundi t’u mbijetonte plagëve. Ai u qëllua në shpinë dhe qafë me armë zjarri.

Fqinjët e familjes shqiptare që jetonte prej disa vitesh në Reykjavík u shprehën se nuk i kishin dëgjuar krismat. Deri tani janë arrestuar 3 persona, ndërsa një i katërt që dyshohet se ka lidhje me vrasjen ndodhet në paraburgim.

/ db/ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!