Skema mashtruese me call center/ Prokurori: Ky lloj hetimi është i vështirë

schedule10:44 - 27 Korrik, 2023

schedule 10:44 - 27 Korrik, 2023

SHQIPËRI- Prokurori i SPAK, Ened Nakuçi, tha se paratë që përftoheshin nga skema e mashtrimit të Call Center-ve janë të gjurmushme deri në pikën para se ato të shndërrohen në bitcoin.

Ai theksoi se paratë transferoheshin kryesisht një vendet baltike, ndërsa u shpreh se hetimet po vijojnë për zbardhjen e të gjithë skemës që përdorej nga personat e përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Gazetarët e zunë ngushtë me pyetje prokurorin kur e pyesin nëse janë gjetur apo jo paratë vjedhura, për këtë Nakuçi u shpreh: “Paratë mund të gjurmohen deri në një farë vendi deri sa transferohen në kriptomonedha. Ata transferoheshin kryesisht në Lituani, Letoni dhe janë të pagjurmueshme në momentin kur transferohen ne bitcoin. Paratë janë të shtetasve të huaj evropianë. Paratë nuk kanë qenë asnjëherë në Shqipëri, por kanë qenë në Itali dhe më pas janë transferuar në vende të tjera deri sa janë shndërruar ne bitcoin”, tha ai.

Po ashtu, pala italiane theksoi se hetimet janë të vështira për shkak të natyrës së veprës penale.

“Janë hetime të vështira, sepse kriptomondhena përdoret për të fshehur të ardhurat nga aktivitete e jashtëligjshme. Hetimet janë duke u zhvilluar”, tha përfaqësuesja e palës italiane.

SPAK njoftoi se ka lëshuar 14 urdhër-arreste për autorët e dyshuar të skemës mashtruese, e cila sipas hetimeve përllogaritet në vlerën e 4.7 milionë eurove./ n.m.abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!