Kryeministri Edi Rama këtë të hënë e ka nisur me një informacion të rëndësishëm për të gjithë fermerët.
Rama përmes një video të postuar në rrjetin social Facebook ka publikuar disa nga përfitimet që kanë tashmë fermerët.
Në reagimin e tij, Rama thekson se gjatë kësaj periudhe kanë përfituar në total 20.652 fermerë nga i gjithë vendi.
Kreu i qeverisë në postimin e tij shkruan se në video janë dhënë me detaje përfitimet që kanë marrë fermerët falë skemës së mbështetjes me naftë pa akcizë, pa taksë karboni dhe pa taksë qarkullimi.
“MIRËMËNGJES ?
dhe me ketë informacion se sa fermerë shqiptar kanë përfituar falë skemës së mbështetjes me naftë pa akcizë, pa taksë karboni dhe pa taksë qarkullimi, për punimet e mekanizuara në bujqësi, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Rama./abcnews.al