Skema e mashtrimit të Wirecard, 3.5 miliard dollarë që falimentuan kompaninë

schedule10:24 - 27 Gusht, 2020

schedule 10:24 - 27 Gusht, 2020

E themeluar në vitin 1999, Wirecard (Kompani e shërbimeve financiare)  ofroi shërbime të pagesave elektronike në të gjitha kontinentet. Në kulmin e saj, vlera e kompanisë arrinte në 28 miliardë dollarë dhe përfshihej në mesin e 30 kompanive të listuara në indeksin prestigjoz të aksioneve DAX të Gjermanisë, raporton indianexpress.

Pothuajse një muaj pasi Wirecard deklaroi falimentimin në Gjermani, Ministri i Ekonomisë së vendit Peter Altmaier tha se ai do të marrë pjesë në një takim  të komitetit të financave të parlamentit gjerman javën e ardhshme dhe do të sigurojë informacione të plota dhe të detajuara, sipas Reuters .

Kompania falimentoi për shkak se i detyrohet kreditorëve  më shumë se 3.5 miliardë euro.  Menaxheri i ri kompanisë ka qenë në bisedime të vazhdueshme me kreditorët, por u tërhoq “për shkak të falimentimit të pashmangshëm dhe borxhit të tepërt”.

Skandali i kompanisë,  besohet të jetë më i madhi që nga kriza e ‘Dieselgate’ e Volkswagenit në vitin 2015 dhe pas skandalit të korrupsionit të kompanisë Siemens në fund të viteve 2000, shkruan abcnews.al

Për vite me radhë, ka pasur akuza ndaj Wirecard, dhe situata u tensionua edhe më tepër  kur në vitin 2019  Financial Times publikoi një seri hetimesh në lidhje me kompaninë. Sipas raporteve kompania kishte falsifikuar transaksionet e saj të shitjeve për të rritur të ardhurat dhe fitimet.

Wirecard mohoi akuzat madje hodhi në gjyq Financial Times. Në vitin 2019, firma e kontabilitetit KPMG drejtoi një hetim të pavarur. Në prill të vitit 2020, KPMG zbuloi se nuk mund të verifikonte bilancet e parave, shkruan abcnews.al

Wirecard këmbënguli se paratë e humbura me vlerë prej 1.9 miliardë  dollarësh ishin dërguar në dy banka në Filipine – një kërkesë që u kundërshtua nga të dy bankat, si dhe banka qendrore e vendit, e cila tha se paratë nuk kishin hyrë kurrë në sistemin e saj monetar.

 

Braun dha dorëheqjen më 19 qershor. Autoritetet gjermane e  arrestuan Braun në 23 qershor. Me 25 qershor kompania dha lajmin se kishte falimentuar, shkruan abcnews.al

Pas njoftimit të falimentimit, EY tha që ekzistojnë “udhëzime të qarta” të “një mashtrimi të sofistikuar që përfshin palë të shumta në të gjithë botën”, duke shtuar se , “madje edhe procedurat më të fuqishme dhe të zgjatura të auditimit mund të mos zbulojnë një bashkëpunim sekret ose të paligjshëm.

Skandali ka shkaktuar një zemërim të populli. “Nëse duhen të merren masa të reja  ligjore dhe  legjislative, ne do t’i zbatojmë ato,” tha Ministri gjerman i Financave Olaf Scholz./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!