Kontrabanda e ilaçeve për të prekurit me COVID, lirohet distributori Topçiu

schedule10:49 - 14 Tetor, 2021

schedule 10:49 - 14 Tetor, 2021

Gjykata e Tiranës ka liruar nga qelia Sokol Topçiun i arrestuar si pjesë e skemës së kontrabandës së ilaçeve gjatë operacionit “Përfitimi”. Topçiu do të hetohet nën masën e “arrestit shtëpiak”.

Topçiu 57 vjeç, administrator i rrjetit “Farmanet”, u arrestua 3 ditë më parë duke u bërë i 7 i përfshirë në këtë skemë. 57 vjeçari në bashkëpunim me 6 tjerët të përfshirë në këtë skemë që u liruan disa ditë më parë, kryenin kontrabandë të ilaçeve anti-COVID dhe i shisnin ndaj personave të prekur nga koronavirusi.

Bashkë me Topçiun nga qelia është liruar Florian Marku 39 vjeç, administrator i një farmacie; Blerim Bitri 40 vjeç, administrator i një farmacie; Margarita Xhaxhiu 64 vjeçe, e dyshuar si dërguesja e mallrave kontrabandë; Jani Papuli 66 vjeç, i punësuar nga Margarita Xhaxhiu; Florian Lila 40 vjeç, administrator i një farmacie; Bashkim Osmani 56 vjeç, administrator i një depoje farmaceutike.

Gjatë hetimeve 10 mujore për operacionin “Përfitimi”  oficerët e policisë kanë kryer blerje të stimuluara në këto biznese, duke dokumentuar edhe aktivitetin e kundraligjshëm të shitjeve dhe tregtimit të ilaçeve kontrabandë. /Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!