Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Skema e atentatit mafioz në Vlorë, killeri e ndoqi dhe e qëlloi në gjoks

schedule18:59 - 6 Shkurt, 2021

schedule 18:59 - 6 Shkurt, 2021

ABC zbardh detaje të reja nga atentati që tronditi mbrëmjen e sotme qytetin e Vlorës, ku mbeti i vrarë Gentjan Qarri.

Gazetari Elton Nikaj mëson se 40-vjeçari është qëlluar me plumb në gjoks. Qarri u shënjestrua teksa po ecte në këmbë rreth orës 18.16 në lagjen “29 Nëntori”, pranë lokal “Milano”.



Autori e qëlloi nga makina.  Policia ka ngritur pika të shumta kontrolli në hyrje – daljet e qytetit për të kapur autorët që janë larguar me shpejtësi me makinën me të cilën qëlluan 40-vjeçarin./ db/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!