Skavica, ndërtimi nis vitin tjetër/ Në qershor fillon puna për ndërtimin e rrugës drejt kantierit

schedule15:18 - 14 Maj, 2024

schedule 15:18 - 14 Maj, 2024

Puna për ndërtimin e hidrocentralit te Skavicës pritet të nisë vitin e ardhshëm. Lajmin e njoftoi kryetari i bashkisë Kukes, Albert Halilaj, gjatë një takimi me të dërguarin me punë në ambasadën e shba në vendin tonë, David Wisner.

Në qershor të këtij viti tha Halilaj do të fillojë ndërtimi i rrugës për në kantier. Diplomati amerikan tha se SHBA pret avancim në lidhje me këtë projekt strategjik për energjinë.

“Jemi të interesuar për më shumë investime amerikane dhe inkuarojmë që investimet nga shqipëria të vijnë drejt shba. Shumë herë e keni dëgjuar nga diplomatet amerikanë në shqipëri, ne jemi të fokusuar në tre cështje madhore, ndërtimi i lidhjeve të mbrojtjes, rritja e lidhjeve të biznesit dhe të punojmë me shipërinë teksa ajo punon për demokracinë e saj dhe sigurisht vendin e rëndësishëm që luan reforma në drejtësi. Sa i përket Skavicës presim me kënqësi të shohim përparim.”

Hidrocentrali i Skavicës që kompleton kaskadën e lumit Drin, krijon mundësinë e ruajtjes së rezervës ujore, duke iu dhënë përfundimisht fund humbjeve të energjisë dhe përmbytjeve në pjesën e poshtme të kaskadës.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!