“Skandaloze, e pamundur që nuk e shohin VAR-in! Arbitri të më bëje gati kafen”

schedule12:52 - 28 Tetor, 2019

schedule 12:52 - 28 Tetor, 2019

Fiorentina ndihet e vjedhur në ndeshjen kundër Lazios. Bardhekaltrit shënuan golin e fitores me anë të Ciro Immobiles një minutë përpara fundit. Aksioni i miqve nisi nga një faull kundrejt Sottil, por arbitri nuk tentoi të shihte pamjet në VAR.

Rocco Commisso dhe Vincenzo Montella kanë reaguar ashpër dhe nuk arrijnë t’i besojnë syve. Fiorentina u dënua nga gjykimet e arbitrave edhe në ndeshjen e parë të kampionatit kundër Napolit. Rasti u përsërit dhe presidenti e trajneri i ekipit nga Firence kanë reaguar në këtë mënyrë.

COMMISSO: “Mbrëmë nuk pata ndjesi pozitive. Mendoja se pas ndeshjes me Napolin kishin përfunduar arbitrime të tilla, por edhe kundër Lazios pashë gjëra që nuk më pëlqyen aspak. Është pak skandaloze ajo që ndodhi. Gjithçka nisi me faullin kundër Sottil, që solli më pas golin e fitores për Lazion. Arbitri duhet ta kishte parë në VAR dhe pastaj mund ta kishim pranuar vendimin e tij. Ndodhi kundër Napolit, u përsërit edhe mbrëmë. Nuk arrij t’i kuptoj këto gjëra. Arbitrat duhet të jenë në lartësinë e duhur, pse nuk i shohin pamjet në VAR?”.

MONTELLA: “Nuk e kuptoj si nuk mund ta shohësh në VAR atë episod. I thashë kryesorit Guida në fund të ndeshjes se do t’i paguaja kafen nëse kishte patur të drejtë ose ai do e bënte me mua. Nuk është hera e parë që na ndodh diçka e tillë dhe kjo gjë më shqetëson. Ishte një episod deçiziv, nëse nuk është faull ai rast… Është e rëndë që arbitri nuk kërkoi shikimin e pamjeve. Humbi katër minuta duke biseduar me arbitrat e VAR-it dhe nuk iku ta shihte vetë. Nëse është bindur që është faull, duhet të më paguajë kafen që më premtoi. Edhe Tagliavento më ka borxh një darkë, nuk ma ka dhënë akoma”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!