SKANDALI/ Si u lidh Uber me oligarkët pranë Putin-it për të siguruar një vend në tregun rus

schedule14:39 - 11 Korrik, 2022

schedule 14:39 - 11 Korrik, 2022

The Guardian vijon të publikojë detaje të tjera rreth skandalit të kompanisë së shërbimit Taxi, Uber. Sipas asaj që raportohet, Uber punësoi në mënyrë të fshehtë një operativ politik të lidhur me oligarkët rusë, në përpjekje për të “blerë” influencë në vend.

Këto veprime, Uber i ndërmori pavarësisht shqetësimeve se të pagesa një lobisti do t’i detyronte të ngatërroheshin me ryshfete.

Marrëveshja ishte pjesë e një përpjekjeje të bashkërenduar nga kompania e Silicon Valley për t’u angazhuar me disa miliarderë, si dhe zyrtarë të lartë shtetërorë që dyshohet se ishin në linjë me Vladimir Putin në tentativa për të siguruar vendin e saj në tregun rus.

Lexo edhe: “Skandali Uber”, si u përfshinë Joe Biden, Macron e Scholz në biseda negociuese me CEO-n e kompanisë

Fushata lobuese e panjohur më parë e Uber në Rusi është zbuluar në dosjet e Uber-it, një rrjedhje e më shumë se 124,000 dokumenteve për The Guardian.

Në këto dosje zbulohet sesi në vitet 2015-16 Uber u përpoq të siguronte ndikim në nivelet më të larta të shtetit rus duke iu afruar oligarkëve që thuhet se kishin lidhje të ngushta me Kremlinin dhe duke i inkurajuar ata të investonin në kompaninë në fjalë. Në dosje flitet për një marrëveshje me Vladimir Senin,  një lobist me ndikim në atë kohë dhe tani anëtar pro-Kremlinit në Dumën ruse, që mund të rezultojë më i dëmshëm për Uber.

Ish-prokurorët amerikanë dhe ekspertët e korrupsionit thanë se rrethanat në të cilat Uber punësoi Senin në 2016 duhet të kenë ngritur ata që cilësohen si “flamuj të kuq” dhe mund të kenë shkelur ligjet e SHBA-së kundër ryshfetit, raporton The Guardian, përcjell Abcnews.al

Uber pranoi se kishte punësuar Senin dhe i kishte paguar atij qindra mijëra dollarë, por tha se nuk besonte se kishte ndonjë shkelje të ligjit.

Marrëdhënia e Uber me Senin ishte një shtyllë e një shtytjeje agresive në Rusi, kur kompania hyri në një treg potencialisht të gjerë përpara se të ndeshej me kërcënime nga agjencitë shtetërore, prokurorët dhe konkurrentët.

Me pak miq në Moskë dhe pa investitorë rusë, Uber fillimisht iu drejtua Roman Abramovich përpara se të siguronte marrëveshje me kompanitë e kontrolluara nga miliarderët Alisher Usmanov, Mikhail Fridman dhe Petr Aven, si dhe Herman Gref, kreu i bankës kryesore ruse të kontrolluar nga shteti, Sberbank.

Secila prej figurave të fuqishme që Uber siguroi si partner në Rusi – treg nga i cili ka dalë që atëherë – është vendosur më pas nën sanksionet perëndimore në përgjigje të pushtimit të Putinit në Ukrainë këtë vit, i akuzuar se ka përfituar nga lidhjet e forta me presidentin rrethin e tij të ngushtë. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!