Skandali “Qatargate”, Tarabella kundër Pancherit: Më ka implikuar qëllimisht

schedule12:51 - 19 Janar, 2023

schedule 12:51 - 19 Janar, 2023

Eurodeputeti belg Marc Tarabella, i cii u pezullua dje nga grupi socialist në Parlamentin Europian dhe nga Partia Socialiste Belge në pritje të hetimeve ka deklarar se është i pafajshëm.

Çfarë pretendoi Pancheri

Ai u akuzua nga ish eurodeputeti Pierre Antonio Pancheri, një nga katër të dyshuarit në paraburgim në rastin e korrupsionit të lidhur me Katarin,  i cili u tha hetuesve se i kishte paguar eurodeputetit belg “120,000 deri në 140,000 euro”, sipas gazetës L Echo.

“Edhe sot e kësaj dite nuk kam të drejtë të mbrohem. Unë e kam thënë dhe do vazhdoj ta them se jam i pafajshëm. Nuk kam marrë asnjëherë para apo dhurata në këmbim të pikëpamjeve të mia politike”, thekson ai.

Jam gjykuar nga opinioni publik ose nga disa kolegë të mi bazuar në raportet e shtypit apo rrëfimet në mbrojtje të të njëjtave interesa të të burgosurve, një rrëfim që duket se ka ndryshuar me kalimin e kohës, në kundërshtim me qëndrimin tim”, thekson ai.

Antonio Panzeri, një figurë qendrore në këtë çështje, bëri një marrëveshje me drejtësinë belge, sipas së cilës ai merr përsipër t’u japë informacion hetuesve në këmbim të një dënimi të reduktuar me burg.

Rezidenca e Marc Tarabella në zonën e Liege është kontrolluar që nga 10 dhjetori si pjesë e hetimit, por nuk  janë gjetur para. Komiteti i Çështjeve Gjyqësore të Parlamentit Europian do të vendosë për kërkesat për heqjen e imunitetit të Marc Tarabella dhe eurodeputetit tjetër socialist, italianit Andrea Coccolino, të dërguara në fillim të janarit nga gjyqësori belg.

Sipas një burimi parlamentar, Komisioni synonte të thërriste Tarabelën për një seancë dëgjimore të martën. Ai e refuzoi thirrjen duke shpjeguar se nuk do të flasë me shtypin apo askënd tjetër përpara se të flasë me autoritetet gjyqësore, të cilat janë të vetmet në gjendje të garantojnë cilësinë dhe paanshmërinë e procesit.

“Për më tepër, konsideroj se çështja e heqjes së imunitetit tim nuk do të jetë objekt diskutimi, sigurisht që duhet të hiqet.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!