Skandali “Qatargate”, Panzeri bashkëpunon me drejtësinë

schedule13:46 - 18 Janar, 2023

schedule 13:46 - 18 Janar, 2023

Pier Antonio Panzeri, një ish-deputet italian i BE-së i arrestuar gjatë hetimit të korrupsionit në Parlamentin Europian, ka arritur një marrëveshje me prokurorin belg për të shkëmbyer informacione.

Ndër të tjera Panzeri do të zbulojë emrat e atyre, që kanë pranuar ryshfet, avantazhet që janë premtuar dhe arranzhimet financiare me vendet e tjera.  Në këmbim të bashkëpunimit, Panzeri do të duhet të paguajë një gjobë, ndërsa përveç kësaj do të sekuestrohen disa vlera nga pasuria e përvetësuar, që vlerësohet të jetë rreth një milionë euro.

Autoritetet në Bruksel e cilësuan një “zhvillim të rëndësishëm”,që do të ndihmojë në zbardhjen e aferës korruptive. Në dhjetor Panzeri u akuzua për pjesëmarrje në organizatë kriminale, pastrim parash dhe korrupsion.

Në paraburgim si të përfshirë në skandal është edhe ish-nënpresidentja e Parlamentit Europian Eva Kaili dhe bashkëshorti i saj Francesco Giorgi, i cili punonte si asistent i një deputeti në parlament.

Panzeri sipas gazetës belge “Le Suar” është akuzuar nga Giorgi, sikur ka qenë shef i një organizate të pandehur, që përdorej nga Katari dhe Maroku për të ndërhyrë në çështjet europiane.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!