Skandali për korrupsion në shëndetësi, dorëhiqet zv.kryeministri në Maltë

schedule09:17 - 11 Maj, 2024

schedule 09:17 - 11 Maj, 2024

Zëvendëskryeministri i Maltës, Chris Fearne dha dorëheqjen mes një skandali korrupsioni lidhur me një koncesion të qeverisë në vitin 2015 për menaxhimin e tre spitaleve shtetërore dhënë një grupi të panjohur më parë të kujdesit shëndetësor.

Fearne i tha kryeministrit laburist Robert Abela se ai po jepte dorëheqjen për interesin kombëta, shkruan Reuters.

Ai gjithashtu i kërkoi Abela të heqë dorë nga planet për ta propozuar atë si anëtar maltez të Komisionit të ardhshëm Evropian.

“E vetmja gjë që gjykatat do të gjejnë është pafajësia ime totale”, i tha ai kryeministrit në letrën e tij të dorëheqjes./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!