Skandali në PE, Katari mohon sërish akuzat për korrupsion

schedule17:07 - 18 Dhjetor, 2022

schedule 17:07 - 18 Dhjetor, 2022

Katari ka mohuar sërish se është përfshirë në rastin e korrupsionit që po hetohet nga autoritetet belge dhe që përfshinin njerëz të lidhur me Parlamentin Evropian, raporton Reuters. Autoritetet belge kanë akuzuar katër persona në PE mbi akuzat se organizatori i Kupës së Botës, Katari u ka dhënë atyre para dhe dhurata për të ndikuar në vendimmarrje.

Një deklaratë të dielën nga një diplomat nga misioni i Katarit në Bashkimin Evropian tha se “paragjykimet” kishin ndikuar në vendimin e parlamentin të enjten për të pezulluar punën mbi legjislacionin që ka lidhje me Katarin dhe për të ndaluar përfaqësuesit e Katarit nga ambientet e tij.

“Vendimi për të vendosur një kufizim të tillë diskriminues…do të ndikojë negativisht në bashkëpunimin rajonal dhe global të sigurisë, si dhe diskutimet e vazhdueshme rreth varfërisë dhe sigurisë globale të energjisë,” tha diplomati duke shtuar se ishte i zhgënjyer nga fakti se qeveria belge “nuk bëri përpjekje për t’u angazhuar me qeverinë tonë për të vërtetuar faktet”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!