Skandali në Argjentinë: Dhunoi gruan, kërkohet arrestimi i futbollistit

schedule13:35 - 29 Prill, 2020

schedule 13:35 - 29 Prill, 2020

Dani Cortes, bashkëshortja e Sebastian Villa, denoncoi një ditë më parë bashkëshortin e saj për  ushtrim dhune. Cortes publikoi video dhe foto të pasojave që i ka lënë 23-vjeçari i Boca Juniors. Kjo ngjarje ka bërë bujë në Argjentinë, teksa gazeta “Ole” shkruan: “Të pambrojtshëm”.

Villa është munduar ta hedhë poshtë atë që ka ndodhur, duke thënë se nuk ka vënë dorë këto kohë. Autoritetet kanë dhënë masën e parë ndaluese për futbollistin, i cili nuk mund të afrohet pranë shtëpisë së Cortes.

Pamjet e publikuara tregonin qartë shenjat e dhunës, ndërkohë që avokati i bashkëshortes së Villa ka kërkuar arrestimin e tij. Një ditë më parë, vetë Dani Cortes akuzonte se sulmuesi i Boca Juniors e dhunonte shpesh atë, fizikisht dhe psikologjikisht.

“Fatkeqësisht duhet ta bëj këtë sot, sepse nuk mund të duroj dot më. Kisha dy vjet që prisja, duke jetuar mes vuajtjeve. Prisja të ndryshonte dhe kjo nuk ndodhi kurrë. Më ka kërcënuar gjithë kohën duke më thënë se do më dëmtonte mua dhe familjen time, duke thirrur njerëz të këqij në qytetin tim.

E kam bërë gjithçka që të mos shoh familjen time në rrezik. Në rrjete sociale dhe në shtyp hiqet si njeri i mençur dhe flet me pjekuri, por realiteti është krejt tjetër. Një dhunues fizik dhe psikologjik, madje shumë njerëz janë dëshmitarë. Ky është Sebastian Villa i vërtetë, ai që keqtrajton gratë, sepse nuk kam qenë e vetmja”, shkruante mes të tjerash Dani Cortes. /abcnews.al

https://www.instagram.com/p/B_gaNneh1a1/?utm_source=ig_web_copy_link

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!