Wayne Rooney u bë temë diskutimi para pak ditësh, pasi kishte kaluar natën me tre bionde, ndërkohë që ato kishin bërë foto me trajnerin e Derby Country, i cili nuk ishte në një gjendje fort të mirë.
Rooney, i përfshirë edhe në të shkuarën në histori tradhtie, kërkoi më pas falje për atë që ndodhi. Ai gjithashtu u ankua për fotot që i kishin bërë vajzat kur ishte pa mendje.
Wayne Rooney loves a bird from barrow ? pic.twitter.com/UUkzlqJkgI
— BRADLEY JOHN BIBBY (@Brad_Bibby99) July 25, 2021
Vajzat, Tayler Ryan, Elise Melvin dhe Brooke Morgan, e kanë parë veten në telashe pas asaj që ka ndodhur me Rooney.
The Sun, referuar një burimi, shkruan se vajzat janë kërcënuar dhe se janë tmerruar pasi u ka ndodhur diçka e tillë.
Burimi i tabloidit britanik është shprehur: “Ato kanë pasur kërcënime me vdekje, gjë që i ka ngacmuar.
Ato ishin jashtë një natë dhe padyshim flirtuan me dikë si Wayne, i cili donte të kalonte kohë me to. Nuk kanë bërë asgjë të gabuar dhe nuk e meritojnë atë që po u ndodh”. / abcnews.al