Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Skandali me publikimin e parashikimit fiskal/ Mbretëri e Bashkuar, Kreu i Zyrës për Buxhetin jep dorëheqjen

schedule18:49 - 1 Dhjetor, 2025

schedule 18:49 - 1 Dhjetor, 2025

Kreu i Zyrës përgjegjëse për buxhetin, Office for Budget Responsibility (OBR), Richard Hughes, ka dhënë dorëheqjen pas skandalit të publikimit të parakohshëm të parashikimit fiskal të institucionit në Mbretërinë e Bashkuar.

Hughes u vu nën presion javën e kaluar, pasi parashikimi i OBR-së – së bashku me të gjitha politikat kryesore buxhetore – u publikuan online përpara shpalljes zyrtare të ministres së Financave, Rachel Reeves.

Pas incidentit, ai deklaroi se do të respektonte rekomandimet e hetimit të nisur nga vetë institucioni, duke theksuar se do të qëndronte në detyrë vetëm për aq kohë sa gëzonte besimin e kancelares.

Në një letër drejtuar kancelares dhe kryetares së komisionit të Thesarit, Hughes konfirmoi dorëheqjen, duke e cilësuar ngjarjen si një gabim të rëndë teknik.

“Shpërndarja e pavullnetshme dhe e parakohshme e Raportit tonë të Perspektivës Ekonomike dhe Fiskale më 26 nëntor ishte një gabim teknik, por serioz,” shkroi ai.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!