Çështja Luis Suarez po bëhet edhe më serioze. Universiteti i Perugia ka përfunduar nën hetim, teksa Guardia Di Finanza ka zbarkuar edhe në zyrat e universitetit për të tërhequr dokumente të ndryshme për të zbuluar shkeljet që pretendohen se janë bërë.
Një ditë më parë u zbulua se avokatja e Juventusit i kishte premtuar Drejtorit të Përgjithshëm të universitetit se do të dërgonte të tjerë lojtarë të huaj aty, që t’i ndihmonin në rritjen e prestigjit të universitetit të Perugia.
Në mediat italiane është raportuar se Suarez dyshohet se i ka marrë më parë pyetjet e provimit, madje ka pasur edhe premtim që provimin do ta merrte. Sigurisht e gjithë kjo situatë nuk është normale dhe qartazi kuptohet se kemi pasur të bëjmë me shkelje.
Jo vetëm kaq, pasi tani po kuptohet se edhe Juventusi ka bërë lëvizjet e veta për të ndihmuar Suarez që ta merrte provimin dhe më pas të pajisej edhe me pasaportën italiane, çka do të hapte rrugën për transferimin e sulmuesit te klubi i Serie A.
Gazetat “La Repubblica”, “il Fatto Quotidiano” dhe “Il Messagero” shkruajnë se në përgjimet e bëra për çështjen Suarez, rektori i universitetit të Perugia ka përmendur edhe emrin e Fabio Paratici, drejtorit sportiv të Juventusit. /abcnews.al
?Secondo tre importanti quotidiani nazionali- LaRepubblica, Il Fatto Quotidiano e il Messaggero- nelle intercettazioni relative al caso #Suarez il rettore avrebbe fatto il nome del DS della Juventus Fabio Paratici? pic.twitter.com/H1Hu7ohh84
— Maurizio Pistocchi (@pisto_gol) September 23, 2020