Skandali me pagat e shqiptarëve, eksperti: Ky është vetëm fillimi, në të ardhmen mund të kemi publikime të tjera

schedule12:58 - 23 Dhjetor, 2021

schedule 12:58 - 23 Dhjetor, 2021

Këtë të enjte në studion e ABC Live me gazetaren Juli Xhokaxhi në një panel të ekspertësh të IT-së, është diskutuar disa nga shkaqet dhe nga përgjegjësitë që mund të kenë institucionet shtetërore në lidhje me këtë publikim e listës së pagave të shqiptarëve një ditë më parë.

Sot në media është publikuar një user nga ku ka dalë dhe database me të dhënat e qytetarëve, që sipas ekspertëve  personi ka dalë në pension dhe emri i saj mund të jetë keqpërdorur brenda institucionit.

Inxhinieri IT, Gent Progni në fjalën e tij është shprehur se ky është një detaj i verifikueshëm dhe emri i përdoruesit të user-it nuk duhet të bëhet publik.

“Ky detaj është i editueshëm dhe ai mund të jetë edituar dhe të jetë vendosur një emër ndryshe është gjynah që të përmendet emri i saj”, është shprehur Progni.

Ndërkohë nga ana tjetër  eksperti i IT, Besmir Semanaj në fjalën e tij është shprehur se përgjegjës për këtë rrjedhje të dhënash është vetëm AKSHI pasi këto të dhëna janë të besuara në institucionet shtetërore.

Ndërsa sa i përket publikimit të emrit të user-it nga ku ka dalë database me rrogat e mbi 660 mijë qytetarëve ai është shprehur se është shkelje ligjore, pasi emri i saj mund të jetë keqpërdorur nga dikush që mund të jetë punonjës aty.

Sipas tij ajo që vjen të theksohet se kjo është vetëm fillimi, pasi me këtë kryqëzim të dhënash mund të kemi dhe një listë me të dhëna të tjera në lidhje me pronat dhe me kreditë e marra nga qytetarët.

“Duhet të jemi klasifikim të dhënash që duket se në vendin tonë janë në mënyrë të njëjtë. Në momentin që ka pasur një rrjedhje të dhënash sistemet që janë për të impementuar duhet të ishin vënë në dijeninë. KA dalë emri i një personi që ka dalë por ministria e Financave la refuzuar se një gjë e tillë ka dalë. Skandali më i madh është se personi në fjalë ka dalë në pension dhe nuk ka akses, dhe kemi keqpërdorim të dhënash të një personi që ka dalë në pension. Është e padrejtë që ky person të përmendet dhe mund të bëjë dhe një padi penale. Useri duhet të jetë bllokuar. Një pjesë e madhe e ekspertëve dhe e mediave mundohen që të lënë jashtë këtë gjë. Të gjitha sistemet e IP së Shqipërisë mbahen nga AKSHI dhe të gjithë institucionet kanë pranuar që ka kryqëzim të dhënash dhe kjo është thjesht maja e Ajsbergut, në të ardhmen mund të kemi dhe nxjerrjen e pronave të qytetarëve he kreditë që mund të ketë secili. Mund të kenë dalë të gjitha pasi nëse një person ka të dhëna të tilla mund të ketë informacionet e tjera por shpresoj që personat në fjalë nëse i kanë këto të dhëna të mos i publikojnë”,  ka thënë ai.

Ndër të tjera Progni renditi disa nga rreziqet e përdorimit të të dhënave personale që rrjedhin me anë të databazës që nga gjenerimi i të dhënave për persona që nuk kanë lindur ende deri te vjedhja e identitetit.

Ka një rast të dublikimit të një personi. Një vajzë ka shkuar të regjistrojë fëmijën e sapolindur sepse i ishte dublikuar identiteti. Në sistem ajo rezultonte në Gjermani dhe nuk mundi të bënte dot as celebrim dhe as regjistrimin e vajzës. Janë nxjerrë sekretet për punonjësit e SHISH që janë sekretet shtetëror. Kjo është telebingo për shërbimet informative të shteteve të tjera.

Dalja e një sasie të madhe të dhënash kompromenton algoritmin e të dhënave personale. Numri personal të shoqëron gjithë jetën. Dalja e këtyre të dhënave kompromenton algoritmin e këtyre të dhënave., Një person dashakeqas mund të gjenerojë numrin personal të personave që nuk kanë lindur ende.

Mund të hapë llogari në banka virtuale, në bitcoin, në kompani bastesh., Qarkullojnë lekë në vendin tënd dhe nuk je në dijeni. Ti mund të aplikosh për një vizë jashtë shtetit dhe të anulohen vizat. Kjo është minimalja. Mund të shkohet deri të vjedhja e identitetit dhe persona të ndryshëm mund të kryejnë vjedhje në emrin tuaj”, ka thënë ai./abcnews.al