Skandali me “njohjen” e Pavarësisë së Kosovës nga Xhamajka: A do shkarkohet ambasadorja Citaku?

schedule15:07 - 21 Shkurt, 2020

schedule 15:07 - 21 Shkurt, 2020

Nuk zgjati shumë entuziazmi për njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Xhamajka. Ishte Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi i pari që njoftoi për këtë njohje, ndërsa meritat kreu i shtetit ia autribuoi ambasadores së Kosovës në Washington Vlora Çitaku dhe senatorit amerikan Eliot Engel.

Pastaj nuk mungoi as reagimi i kryeministrit Albin Kurti i cili falënderoi shtetin e Xhamajkës për njohjen e pavarësisë së Kosovës.

Por gjithcka përmbysi një status i ministres së Jashtme të Xhamajkës në Tëitter, e cila bëri të ditur se ky shtet ende nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës.

Presidenca thotë se njoftimin e kanë marrë nga ambasadorja e Kosovës në ëashington Vlora Citaku.

Zyra e Presidentit të Republikës së Kosovës është njoftuar mbrëmë zyrtarisht nga Ambasadorja e Kosovës në Uashington, Vlora Çitaku, për njohjen nga shteti i Xhamajkës. Të njëjtin njoftim, ambasadorja e ka dërguar edhe në Zyrën e Kryeministrit dhe të Ministrit të Punëve të Jashtme. Presidenti këtë njoftim e ka bërë publik përmes profilit të tij në Tëitter. Për informacione tjera, luteni t’i drejtoheni Ministrisë së Punëve të Jashtme”, thuhet në përgjigjen e presidencës.

Në Ministrinë e Jashtme e konfirmojnë të njëjtën, se janë njoftuar zyrtarisht nga ambasadorja Citaku për njohjen nga Xhamajka.

Por ministri Glauk Konjufca ka thënë se janë duke sqaruar situatën e krijuar me ambasadën atje.

“Në rrafshin profesional, informata zyrtare e një Ambasadori/eje, drejtuar Ministrisë së Punëve të Jashtme, konsiderohet si akt i mirëqenë dhe merret në konsideratë si e tillë. Ne jemi në kontakt të vazhdueshëm me Ambasadën tonë në SHBA, për të sqaruar situatë e krijuar. Si Ministër i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, pas shqyrtimit të situatës, shumë shpejt do të ndërmarrë veprime në përputhje me përgjegjësitë e secili” ka shkruar Konjufca në Facebook.

Ambasadorja Citaku deri më tash nuk ka dhënë asnjë sqarim për media lidhur me këtë cështje. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!