Eurodeputetja Eva Kaili, e arrestuar për skandalin e Katargate, mbetet në burg pasi Gjykata e Lartë në Belgjikë rrëzoi kërkesën e saj. Eva Kaili do të qëndrojë në burg në bazë të vendimit të Gjykatës së Apelit më 3 mars për vazhdimin e masës së paraburgimit të vendosur nga këshilli paraprak i Brukselit.
Kaili ndodhet në burg që prej muajit dhjetor. Më 28 shkurt, Eva Kaili dhe avokatët e saj kërkuan lirimin e saj nga burgu me byzylyk elektronik, duke përmendur nevojën për të qenë me vajzën e saj, por edhe faktin që partneri i saj, Francesco Giorgi u lirua, argumente të cilat nuk i bindën gjyqtarët belgë./abcnews.al