Portali qeveritar “e albania” nuk do të privatizohet pas skandalit të publikimit të të dhënave. Kjo është konfirmuar nga ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku, e pyetur lidhur me sigurinë e të dhënave që gjenden në portalin “e albania”. Sipas Ballukut për të mbrojtur këto të dhëna në janar të vitit që vjen, të dhënat do të mbrohet nga kompania “Jones Group”.
Balluku shtoi se kjo kompani ka prej disa kohësh që bashkëpunon me disa institucione në Shqipëri ndërsa tashmë, pritet të marrë në mbrojtje edhe të dhënat personale të shqiptarëve.
Pyetje: A ka qeveria projektligj që “E Albania” të menaxhohet nga privati?
Balluku: Nëse ky është një lajm që qarkullon është i rrem. Nuk ka plan për privatizim i “e albania”. Të dhënat personale disponohen tashmë dhe janë kthyer në lojë por nuk ka një plan të tillë. Për hapat, Rama e ka bërë me dije që në Janar kemi kërkuar mbështetje të një kompania të madhe Jons Group që sot e ka një prezencë në Shqipëri. Mbron për sulmet kibernetike. Kemi kërkuar të vijën ditët e para në janar për të bërë një analizë për databaset.
/abcnews.al/