Skandali i shitjes së armëve në Serbi, opozita akuzon Vuçiç

schedule16:15 - 21 Nëntor, 2019

schedule 16:15 - 21 Nëntor, 2019

Opozita në Serbi tha se presidenti Aleksandar Vuçiç dhe ministri i brendshëm Nebojsa Stefanoviç bëjnë deklarata kontradiktore në lidhje me çështjen e shitjes së armëve, në të cilën, ndërmjetës ka qenë vetë babai i ministrit të brendshëm.

Nënkryetarja e Partisë së Lirisë dhe Drejtësisë në Serbi, Marinika Tepiç reagoi të enjten në lidhje me çështjen e shitjes së armëve nga Serbia në vende të tjera, ku dyshohet të jenë të përfshirë zyrtarë të lartë të shtetit.

Tepic tha se Aleksandar Vuçiç dhe ministri i brendshëm Nebojsa Stefanoviç bëjnë deklarata aq kontradiktore saqë rezulton se ata mohojnë njëri-tjetrin dhe pothuaj akuzojnë njëri-tjetrin për gënjeshtra. Tepiç i tha edicionit të ri të së përjavshmes Vreme se kompania e përfaqësuar nga Branko Stefanovic, babai i ministrit të brendshëm, nuk mund të funksionojë pa firmën e MPB, që drejtohet nga djali i tij, Nebojsha Stefanovic.

Eshtë një shembull shkollor i korrupsionit, tha ajo duke shtuar se Presidenti serb Aleksandar Vucic “tani po përballet me gjithnjë e më shumë prova” dhe se këto nuk janë më pretendime, por fakte konkrete.

Ai nuk mund të mbrojë më atë që nuk mund të mbrohet, tha ajo, duke theksuar se Vucic riktheu sërish Slobodan Tesicin, tregtarin më të madh të armëve në listën e zezë të Kombeve të Bashkuara, të cilin ai personalisht e bën pjesë të delegacionit shtetëror.

Aleksandar Obradović, një ekspert elektronike, u arrestua në shtator të këtij viti i akuzuar për nxjerrje sekretesh tregtare sepse iu dha gazetarëve dokumenta që tregonin se kompania GIM, e lidhur me babanë e ministrit të brendshëm Stefanović, kishte blerë armatime me cmime të favorshme nga kompania Krušik.

Obradovic kishte thënë se ministria e mbrojtjes dhe presidenti Vucic kishin qenë të informuar lidhur me biznesin e dyshimtë të kompanisë Krušik. Mediat kishin raportuar më parë se Branko Stefanović, babai i ministrit Nebojsha Stefanovic, që kishte dalë zyrtarisht në pension, kishte qenë ndërmjetësi midis kompanisë Krušik dhe tregtarëve të armëve nga Arabia Saudite.

Në media janë botuar dokumenta që lidhin babain e ministrit të brendshëm me blerjen e minave nga fabrika Krušik me cmime të leverdishme.

Por në vend që të bëheshin hetime për mungesën e transparencës në eksportet e armëve serbe dhe përfshirjen e mundshme të zyrtarëve të lartë të shtetit, organet e sigurisë arrestuan Obradovićin, i cili po nxirrrte informacione dhe dokumenta për median në lidhje me këto raste./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!