Skandali i Onkologjikut/ Mjekët: Ka dëmtuar raportet mjek pacient

schedule17:15 - 27 Qershor, 2024

schedule 17:15 - 27 Qershor, 2024

Puna në spitalin onkologjik në Qendrën “Nënë Tereza” në Tiranë vijon, por raporti mes mjekëve  dhe pacientëve është dëmtuar.   Publikimi  i abuzimit të bluzave të bardha i ka bërë të sëmurët dhe familjarët e tyre  mosbesues ndaj  personelit shendetësor.  Mjeku Sotiraq Senjo flet për atmosferën  që po mbizotëron në shërbim e  distancohet nga akuzat për shitje të barnave për përdorim spitalor në farmaci.

“Puna vijon normalisht.   Pacientët janë bërë më mosbesues. Kjo nuk i shërbenë fare pacientëve, sidomos pacientëve.   Marrëdhënia mjekë -pacientë është dëmtuar dhe kjo do të ketë pasoja afatgjata.   Mjekët ulin dozat e kimioterapisë. Është diçka normale në raste komplikacionesh, por nuk do të thotë që ulet doza me qëllimin për të shitur. Mjeku nuk ka asnjë kontakt me ilaçin, ta sqarojmë këtë gjë që pacientët të jenë të qetë dhe të vijojnë të vijnë normalisht. Mjeku plotëson recentën e dërgon përmes infermierit në faracinë qendror ku përgatitet ilaçi dhe nuk ka kontakt me ilaçin. Nuk mund ta marri mjeku ilaçin dhe ta shesi.”

Mjekëve dhe pacientëve iu  duhet të  lëvizin nga një korridor në tjetrin ndërsa  aparatura e e brakiterapisë që  mundëson trajtimin e  tumorit  përmes rrezatimit  ndodhet në këtë spital.   Specialistët thonë  se nuk ka rrezik.   Pajisja nuk është në gjendje pune  dhe qendron në një prej   bunkerëve në shërbimin e radioterapisë.

“Nëse do të kishte rrezik  unë do të isha e para që nuk do të punoja këtu. Këtu ne masim dozën, nëse do të kishte pasur ndonjë problem të gjithë këto dozimetra do ta paraqisnin.  Në këto momente ne nuk mund të flasim për sasi rrezatimi se ai burim për të cilin flitet është i kapsuluar dhe nuk është vënë në punë,  por edhe  nëse do të vihej në punë  është brenda një bunkeri që  ka mjaftueshmërisht mbrojtje që pjesa e stafit dhe korridoret të jenë në norma  të lejuara të rrezatimit.”

Aparatuara tregon  fizikantja  mjekësore  u zhvendos në këtë mjedis të ri  me ardhjen në  Shqiperi të një  eksperti  të Agjencisë Atomike të Vjenës qershorin e këtij viti   pasi  QSUT nuk kishte personelin e posaçëm për ta lëvizur.   Pas mbërriitjes tre vjet më parë  në këtë spital  pajisja u testua dhe u vunë re se rrezatimi  kalonte  normat.

“Testimet e para të daljes së burimit nga aparati ne pamë që ky burim kur të vihej  në punë pamë që dozat ambjentale ishin më lartë nga sa prisnim.  Për këtë ne bëmë një shkresë bashkë me shefin e njësisë, dhe thamë kërkojnë që një ekspert i jashtëm të shohë nëse ky ambjent është  i përshtatshëm për  brakiterapisë apo jo. Në vjen një eksperte nga Agjencia Atomike e Vjenës një eksperte që bën inspektimin e ambjenteve dhe ajo arriti në përfundimn qe ky ambjent nuk ështëi përshtatshëm, por një mjedis i dytë është.”

Pajisja ka mbërritur në Qendrën Spitalore “Nënë Tereza” në Tiranë gjatë pandemisë dhe prej atëherë nuk është në gjendje pune.  Specialistë thonë se mund të përdoret për një kohë të kufizuar  pas plotësimit me disa  prej aksesorëve të nevojshëm./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!