Skandali i Onkologjikut/ Dëmtohet raporti me mjekët, Alimehmeti: Jemi këtu për të mbrojtur pacientin, ai vuan pasojat më të mëdha

schedule21:09 - 27 Qershor, 2024

schedule 21:09 - 27 Qershor, 2024

Puna në spitalin onkologjik në Qendrën “Nënë Tereza” në Tiranë vijon, por raporti mes mjekëve dhe pacientëve është dëmtuar. Publikimi i abuzimit të bluzave të bardha i ka bërë të sëmurët dhe familjarët e tyre mosbesues ndaj personelit shendetësor.

Mjeku Ilir Alimehmeti ka thënë për “Real Story” se pacienti vuan pasojat më të mëdha dhe padyshim duhet mbrojtur.

Ai ka theksuar se u gëzua për protestën që u realizua të mërkurën kundër korrupsionit me bluzat e bardha, pasi më herët ka pasur vetëm protesta politike dhe ekonomike, jo shëndetësore.

“Sa herë ndodhin situata të tilla krijohet një përplasje mes të sëmurëve që kanë hallin e vetë dhe stafit mjekësor. Kujdes, mjekësia bazohet në besim të dyfishtë, nëse nuk ka besim pacienti te mjeku dhe mjeku te pacienti, kush mendoni ju se do i vuaj pasojat më të mëdhaja? Pacienti. Edhe ne këtu jemi për të mbrojtur pacientin. Këto lloj situatash i kemi vënë re në shumë sëmundje të ndryshme. Ka një lloj acarimi dhe në fund indikatorët e performancës së pacientit përkeqësohen, nuk është se përmirësohen. Edhe si rrjedhojë, ditën e nesërme do të jetë më keq. Ne duhet të kuptojmë që nga na vjen kjo si burim.

Ne qoftë se kemi një djalë ose vajzë të re që po specializohet për onkologji dhe katër vjet do të punojë pa para, si mendon shteti që ky jeton? Si ta paguaj ky jetën e vetë? Edhe pastaj themi ç’ne që ndodhin këto gjëra mbrapa. Tani do fillojmë t’i bëjmë gjërat si duhet. Unë ditën e djeshme jam gëzuar që më në fund pash një protestë për arsye shëndetësore se kemi parë vetëm për protesta politike dhe ekonomike”, u shpreh mjeku./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!