Skandali i korrupsionit në Japoni, 4 ministra japin dorëheqjen

schedule09:18 - 14 Dhjetor, 2023

schedule 09:18 - 14 Dhjetor, 2023

Katër ministra japonezë dhanë dorëheqjen sot, ndërsa Fumio Kishida njoftoi të mërkurën se do të merrte masa në lidhje me një rast mashtrimi financiar në partinë e tij.

Ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Industrisë Yasutoshi Nishimura, Ministri i Brendshëm Junji Suzuki dhe Ministri i Bujqësisë Ichiro Miyashita dhanë dorëheqjen mëngjesin e sotëm, sipas raporteve të shtypit japonez.

“I kam dorëzuar dorëheqjen kryeministrit”, tha Hirokazu Matsuno  krahu i djathtë i kryeministrit, sekretar i përgjithshëm i qeverisë dhe deri më sot zëdhënës i qeverisë, pasi edhe ai është i përfshirë në këtë çështje.

Sipas shtypit japonez, prokurorët po hetojnë për mashtrim financiar disa anëtarë dhe drejtues të Partisë Liberal Demokratike, e cila drejtohet nga Kishida.

Partia është në pushtet që nga viti 1955.

Dyshohet, sipas disa raporteve, se miliona euro të siguruara nga shitja e biletave për ngjarjet e mbledhjes së fondeve nuk janë deklaruar dhe se paratë i kanë marrë anëtarët dhe drejtuesit.

Rreth 500 milionë jen (3.2 milionë euro) thuhet se kanë marrë anëtarët e partisë gjatë një periudhe pesëvjeçare deri në vitin 2022.

Kishida, i cili mori detyrën në vjeshtën e vitit 2021 dhe tashmë kishte një popullaritet shumë të ulët përpara se lajmet për skandalin e ri të mbushnin rrjetet sociale, tani mbështetet nga vetëm 23% e votuesve, sipas një sondazhi.

/abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!