Skandali i emetimeve të naftës, ish-shefi i Audi-t dënohet me burg

schedule10:19 - 27 Qershor, 2023

schedule 10:19 - 27 Qershor, 2023

Ish- shefi i Audi-t Rupert Stadler u dënua sot me një vit e nëntë muaj burg me kusht për skandalin e emetimeve të Volkswagen.

Sipas Gjykatës Penale në Mynih, Stadler u shpall fajtor për mashtrimin në çmimin e emetimeve me arsyetimin se ai nuk mund të bënte asgjë për të ndaluar shitjen e modeleve me naftë në fjalë.

Rikujtojmë se grupi Volkswagen, i cili përbëhet nga 10 marka, përfshirë “Audi”-në, u akuzua për manipulimin dhe mashtrim të testeve të emetimit tek motorët e automjeteve me naftë.

Sipas prokurorëve, Stadler ishte në dijeni të manipulimit në vitin 2016, por nuk ndërhyri dhe lejoi shitjen e këtyre automjeteve me naftë deri në vitin 2018.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!