Skandali i basteve në Itali, reagon klubi i Aston Villa: Zaniolo po ndihmon autoritetet gjatë hetimeve

schedule15:16 - 20 Tetor, 2023

schedule 15:16 - 20 Tetor, 2023

Prej disa ditësh tashmë në Itali ka plasur skandali i bastave, ku të akuzuar nga Prokuroria në Itali janë mesfushori i Juventus, Nicolo Fagioli, ai i Newcastle, Sandro Tonali dhe “fantazisti” i Aston Villa, Nicolo Zaniolo, me këta 2 të parët që rrezikojnë një pezullim afro 1-vjeçar nga fusha e blertë.

Mbi këtë çështje ka reaguar dhe klubi i Aston Villa, të cilët me anë të një njoftimi të shpërndarë në profilet zyrtare të klubit në rrjetet sociale, në një moment kur ende nuk është dhë në një ndëshkim për lojtarin, thanë se Zaniolo është stërvitur rregullisht me skuadrën dhe se do të jetë i gatshëm për ndeshjen e fundjavës nga “The Hammers”.

“Aston Villa mund të konfirmojë se Nicolo Zaniolo po ndihmon Federatën Italiane të Futbollit (FIGC) dhe autoritetet përkatëse në hetimin e aktiviteteve të supozuara të paligjshme të basteve. Lojtari është takuar gjithashtu me drejtuesit e lartë të klubit.

Zaniolo po stërvitet rregullisht me ekipin e parë dhe është në dispozicion për përzgjedhje përpara ndeshjes së kësaj fundjave kundër West Ham. Asnjë koment tjetër nuk do të bëhet nga klubi gjatë këtij procesi në vazhdim”,- shkruhet në njoftimin e klubit. /i.m /abcnews.al 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!