Ka dhënë dorëheqjen drejtori i Operatorit të Sistemit të Transmetimit, Klodian Gradeci. Disa ditë më parë Gradeci u mor në pyetje nga prokuroria së bashku me drejtorin e Autoritetit Rrugor Shqiptar Afrim Qendro në lidhje me skandalin e firmës ‘DH Albania’.
Operatori i sistemit të Transmetimit është nën hetim për tenderin me vlerë 11 milionë euro që iu dha kompanisë DH ALBANIA për ndërtimin e linjës 220 kilovolt Burrel Peshkopi, një nga tenderat më të mëdhenj të zhvilluar nga OST gjatë viti të kaluar./abcnews.al