Skandali CEZ-DIA, apeli pushon çështjen ndaj Kastriot Ismailajt

schedule11:51 - 10 Tetor, 2020

schedule 11:51 - 10 Tetor, 2020

Pas rreth 3 vitesh hetime, bisnesmeni Kastriot Ismailaj fiton betejën me drejtësië. Gjykata e Apelit, pasi ka shqyrtuar të gjitha provat e paraqitura nga Prokuroria, ka vendosur pushimin e çështjes ndaj Ismailajt, i akuzuar për skandalin CEZ-DIA me mbledhjen e borxheve të prapambetura të energjisë elektrike.

Prokuroria e Tiranës kërkoi që të pushohej çështja me argumentin se kanë kaluar afatet e ndjekjes penale dhe se nuk ka prova të mjaftueshme.

Por Gjykata e Shkallës së parë rrëzoi kërkesën e prokurorisë dhe kërkoi që të kryhen disa veprime tw tjera proceduriale duke i përcaktuar një afat kohorë prej 6 muajsh.

Prokurori Sajmir Hysi e ankimoi çështjen në gjykatën e Apelit të Tiranës. Sipas organit të akuzës vendimi i Shkallës së Parë është i padrejtë dhe se ndaj Islamajt nuk ka kallëzim, pasi hetimet, ishin nisur kryesisht nga prokuroria.

Gjithashtu, në ankimimin e prokurorisë theksohet fakti se, të dy palët në kontratë janë shoqëri private dhe se asnjëra prejt tyre nuk ka bërë kallëzim për mashtrim.

Prokuroria pretendon se gjykata e shkallës së parë nuk saktëson se ndaj kujt është kryer mashtrimi.

Apeli, i kryesuar nga Shpresa Beçaj ka vendosur që të pranojë kërkesën e prokurorisë dhe të ndryshojë vendimin e dhënë nga Shkalla e Parë.

Biznesmeni Ismailaj po vuan dënimin me 11 vite burg për akuzën  “pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale dhe mashtrim me pasoja të rënda” çështje e cila është ankimuar në  Gjykatën e Lartë.

Gjatë kohës kur ishte nën hetim nga prokuroria, biznesmeni u akuzua së në 6 muaj, 9 kompani private përfituan nga CEZ-i 12 milionë USD nga kontratat për mbledhjen e borxheve të papaguara. Pjesën më të madhe të fondeve e ka marrë “Debt International Management”, me administrator Kastriot Ismailaj, gati 6.5 milionë dollarë.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!