Skandal pas titullit të Euro 2024 në Spanjë, presidentit të Federatës së Futbollit i jepet dënimi 2-vjeçar

schedule16:36 - 17 Korrik, 2024

schedule 16:36 - 17 Korrik, 2024

Duhej të ishin ditë të lumtura. Një Spanjë e tërë është në festë pas fitores së Euro 2024, por gjithsesi lajmet nuk janë gjithmonë të mira.

Mediat spanjolle njoftojnë se Federata e Futbollit mori një goditje të rëndë ndërsa Gjykata Administrative e Sportit vendosi të pezullonte për 2 vjet nga detyra presidentin e s aj, Pedro Rocha.

Siç shkruan “Marca”, paqja dhe lumturia e futbollit u hodh në erë, ndërsa Rocha akuzohet për shkelje disiplinore shumë të rënda.

E gjitha kjo ndodh, ndërsa institucionet e futbollit të Spanjës ishin në prag të një akordi të përbashkët, mes Federatës, La Ligës dhe Ligës së Femrave, ndërsa Rocha ishte përfaqësues i vendit edhe në Kampionatin Evropian dhe në Lojrat Olimpike.

Tashmë, gjithçka do të duhet të nisë nga e para, për të gjetur një përfaqësues tjetër.

Federata Spanjolle po kalon periudhë të vështirë, pavarësisht se kombëtarja fitoi Evropianin dhe Reali fitoi Champions Legue.

Më herët u dënua ish-presidenti Luis Rubiales për skandalin e puthjes ndaj futbollistes Hermoso pasi Spanja fitoi Kupën e Botës për femra. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!