Skandal në SHBA, udhëheqësi i sektit fetar u martua me mbi 20 gra, shumica të mitura, në listë edhe e bija

schedule13:59 - 5 Dhjetor, 2022

schedule 13:59 - 5 Dhjetor, 2022

Një udhëheqës kulti në SHBA është martuar me më shumë se 20 gra, shumica prej tyre nën moshën 15 vjeç, duke përfshirë madje dhe të bijën e tij.

Në deklaratën e FBI-së, e cila u lëshua të premten në Uashington përshkruhen me detaje akuzat rrëqethëse kundër 46-vjeçarit, Samuel Rappylee Batem.

Akuzat që rëndojnë mbi 46-vjeçarin janë: incesti, marrëdhënie seksuale në grup me të rritur dhe fëmijë, disa prej tyre 9 vjeç dhe trafikim të fëmijëve për shfrytëzim seksual.

Kush është Samuel Rappylee Batem

Bateman drejton një degë të Kishës fundamentaliste Mormone të Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme dhe është mbajtur në një burg të Arizonës që kur FBI bastisi dy shtëpitë e tij në Kolorado shtatorin e kaluar.

Familja e Bateman kallëzoi në vitin 2019 në polici së se 46-vjeçari ishte martuar me të bijën e tij adoleshente./Abcnews.al/