Transferim i Nolitos te Celta Vigo, transferim që u bë zyrtar sot, po konsiderohet si skandal në rrjetet sociale. Celta Vigo mori autorizim nga La Liga për të blerë një lojtar jashtë merkato, që të zëvendësojë portierin e dëmtuar, Sergio Alvarez.
Por në vend që të siguronin firmën e një portieri, siguruan firmën e sulmuesit Nolito. Në muajin shkurt, Barcelona mori autorizim për të blerë një sulmues jashtë merkato, pas dëmtimit të Dembele.
La Liga e aprovoi dhe Barcelona siguroi shërbimet e Braithwaite. Kur Leganes më pas kërkoi autorizim për të marrë një zëvendësues për sulmuesin danez, La Liga nuk e lejoi. Një kaos total, që është kritikuar tepër!/abcnews.al
Celta Vigo have signed Nolito from Sevilla after being granted special dispensation by Spanish football authorities to make an emergency purchase following an injury to goalkeeper Sergio Alvarez. pic.twitter.com/K97PsMTprD
— Oga Sammy (@wejinyasam) June 18, 2020

