Sondazh

Protestat e Sali Berishës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Skandal në Itali, shoferi i ambulancës dyshohet për vrasjen e pesë pacientëve

schedule17:42 - 4 Mars, 2026

schedule 17:42 - 4 Mars, 2026

Një shofer ambulancash 27-vjeçar po hetohet nga prokurorët italianë nën dyshimin e vrasjes së pesë pacientëve të moshuar. Të gjitha rastet ndodhën gjatë ose pak pas transportimit të pacientëve nga ambulanca që ai drejtonte.

Burime hetimore thonë se shoferi, i punësuar nga Kryqi i Kuq Italian, mund të ketë përdorur substanca të dëmshme gjatë transferimeve midis spitaleve dhe shtëpive të kujdesit në rajonin Emilia-Romagna. Ai është pezulluar nga detyra, por nuk është arrestuar.

Rasti më i fundit i hetuar është ai i një gruaje 85-vjeçare që ndërroi jetë në nëntor 2025 gjatë një udhëtimi për fizioterapi. Avokatët e familjes theksuan se ambulancat në fjalë përdoren për transport rutinë, pa infermierë, dhe jo për emergjenca.



Kryqi i Kuq Italian deklaroi se është “thellësisht i tronditur” dhe shpreson që hetimi të zbardhë tragjedinë, duke vënë në dukje se episodi është i huaj për misionin e organizatës.

Avokatja e të dyshuarit tha se klienti mohon akuzat.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!