Prej kohësh tashmë ndikimi i basteve sportive po ndihet shumë në botën e futbollit, ku rastet e ndëshkimeve për presidentë klubesh apo lojtarë kanë qenë jo të pakta dhe rasti më i fundit vjen nga Kampionati anglez, Premier League.
Sipas mediave angleze, “bomberi” i Brentford, Ivan Toney, mund të pezullohet për një periudhë të gjatë kohore, pas i shpall fajtor për akuza të shumta që lidhen me bastet sportive në futboll, me sulmuesin që doli fajtor në një pjesë të madhe të 262 akuzave, të ngritura nga Shoqata e Futbollit, akuza të cilat datojnë që prej vitit 2017.
Akuzat ndaj 26-vjeçarit u lëshuan dhjetorin e kaluar dhe tashmë do t’i duhet të përballet me një seancë dëgjimore në Federatën Angleze të Futbollit, e cila do japë dhe vendimin për Toney. /i.m /abcnews.al