Skandal në derbin e Podgoricës/ “Ik andej, i zi”, futbollisti kamerunas: E papranueshme!

schedule09:18 - 18 Tetor, 2020

schedule 09:18 - 18 Tetor, 2020

Buducnost-Zeta, derbi i Malit të Zi, është ndërprerë ditën e djeshme, pasi lojtarët miq braktisën fushën e blertë. Kjo ndodhi 10 minuta para përfundimit të sfidës, për shkak se arbitri Nikolu Dabanovica u dha tre kartonë të kuq rivalëve të skuadrës së drejtuar nga Mladen Milinkovic, i cili ka drejtuar Luftëtarin e Kukësin në Superiore.

Për të mos mjaftuar kjo, ka akuza edhe për racizëm. Kamerunasi Alphonse Soppo, i cili luan prej pesë vitesh në Mal të Zi, akuzon rëndë arbitrin e ndeshjes. Ai pretendon se në momentin e akordimit të penalltisë e ka ofenduar atë.

“Kur u dha penalltia për Buducnost, unë isha afër gjyqtarit dhe i thashë: ‘Kjo nuk është penallti, nuk mund të jetë, nuk ka asnjë faull. Ai më tha: ‘Ik andej, i zi’. Unë e di gjuhën malazeze, kuptoj gjithçka… Simovic erdhi të më mbronte dhe u përjashtua.

Nuk e di çfarë ka gjyqtari Dabanovi kundër meje. Ai gjithmonë reagon çuditshëm kur bëhet fjalë për mua, por këtë herë e ka tejkaluar çdo masë. Nuk mund të heshtja më. Kjo po më ndodh për herë të dytë. Nuk e mbaj mend emrin e gjyqtarit që e ka bërë më parë. Nuk mund të them nëse ata janë racistë, por kjo është mungesë respekti.

Kam ardhur nga Kameruni për të luajtur në Malin e Zi dhe më së paku pres të respektohem. Nëse diçka e tillë do të ndodhte në Francë ose në Angli, do të ishte një skandal i madh”, është shprehur për “Vijesti” 35-vjeçari. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!