Skandal! E ofenduan me kore naziste, ndërpritet takimi në Spanjë

schedule22:08 - 15 Dhjetor, 2019

schedule 22:08 - 15 Dhjetor, 2019

Ajo që ka ndodhur në La Liga 2, në takimin mes Rayo Vallecano dhe Albacete, është e turpshme. Ky takim u ndërpre në pjesën e parë, pasi tifozët vendas të Vallecanos, sulmuan me kore naziste futbollistin ukrainas, Roman Zozulya.

Ky i fundit u transferua në formë huazimi te Vallecano në vitin 2017, por tifozët nuk e deshën dhe klubi i detyrua ta largojë. Sot, Roman Zozulya u rikthye me fanellën e Albacete në Vallecano dhe gjatë gjithë pjesës së parë, ishte objektiv i tifozerisë vendase. Ekipi mik i Albacete vendosi të mos rikthehet në fushë pas pushimit mes pjesëve dhe ndeshja është ndërprerë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!