Skandal diplomatik i Spanjës, “yjet” Rodri e Morata provokojnë Britaninë e Madhe

schedule15:36 - 20 Korrik, 2024

schedule 15:36 - 20 Korrik, 2024

Nuk qenka vetëm Ballkani “delja e zezë”.

Edhe pse vendet tona si Shqipëria, Kroacia e Serbia u dënuan me mbi 150 000 euro secili gjobë për sjelljen e tifozëve e të lojtarëve, në bankën e të akuzuarve janë vendosur vetë kampionët e Evropës.

UEFA ka hapur një hetim për dy “yje” të Spanjës, Rodri dhe Alvaro Morata, për thirrjet e tyre nacionaliste. Dy futbollistët, gjatë festës në Madrid për fitoren e titullit, kënduan një refren të njohur në vendin e tyre.

“Gjibraltari është spanjoll”, thuhet në atë refren, teksa u duk qartë se Rodri dhe Morata e kënduan me gjithë shpirt këngën, dhe po ashtu publiku iu përgjigj me shumë pasion.

Gjibraltari është një copë tokë me sipërfaqe më pak se 7 kilometra katrorë, e cila ka qenë pjesë e Spanjës, por që iu dorëzua Britanisë së Madhe në 1713.

Sipas sondazheve, rreth 50% e spanjollëve janë që Gjibraltari të jetë nën sovranitetin e Spanjës, ndërsa mbi 27% për një sovranitet të përbashkët britaniko-spanjoll.

Gjithsesi, në këtë rast po flasim për futbollin dhe Rodri e Morata pritet të ndëshkohen nga UEFA, dhe ndoshta mund të jetë një pezullim prej 2 ndeshjesh, siç ndodhi me turkun Merih Demiral gjatë Evropianit. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!