Një shqiptar është kapur në një fermë kanabisi për herë të dytë pasi është dënuar edhe më parë për kultivimin e këtyre lëndëve narkotike.
Siç raportojnë mediat në vend, gjykata e Sheffield-it e ka dënuar sërish 29-vjeçarin shqiptar Ruzhdi Raga pasi u kap në një laborator ku ishin mbjellë 224 bimë kanabisi me vlerë prej 76 mijë paundësh.
Raga është futur ilegalisht në Britani ku fillimisht ka nisur të punojë si lavazhier, por më pas ka nisur që të “angazhohet” në laboratorët e kultivimit të bimëve të kanabisit. Herën e parë, i riu shqiptar u dënua nga gjykata angleze për të njëjtën akuzë, pasi ishte kapur në një fermë kanabisi në Hartlepool.
Në atë kohë shqiptari ai ka thënë para autoriteteve se i duhej të shlyente një borxh prej 21 mijë paundësh që kishte marrë për të mbërritur në Britani dhe prandaj i ishte futur kësaj rruge.
“Nuk kam prekur kurrë drogë në jetën time,” raportohet të ketë thënë Raga para gjykatës. /abcnews.al/