S’ka paqe në Lindjen e Mesme, pa u zgjidhur më parë konfliktet fetare

schedule13:12 - 29 Prill, 2021

schedule 13:12 - 29 Prill, 2021

Nga Eric R.Mandel ‘The Hill”

Në konfliktin disa dekadash midis Izraelit dhe Palestinës, ekziston një element thelbësor, të cilin negociatorët e paqes e kanë nënvlerësuar:faktorët fetarë, peshojnë më shumë në ekuacion sesa mund ta mendojë Perëndimi apo edhe qytetarët arabë laikë.

Besimet fetare, janë një nga arsyet thelbësore, pse shumë palestinezë nuk mund ta pranojnë legjitimitetin e nacionalizmit hebre (Sionizmit). Për ta, është një detyrim fetar të mos lëshojnë kurrë tokën që dikur ishte islamike. Mendësia e perëndimorëve, nuk mund ta rrokë dot rëndësinë e kësaj, dhe këta të fundit janë paaftë për ta kuptuar që për këta besimtarë nuk ka një ndarje midis xhamisë dhe shtetit.

Nëse do të kishte të bënte thjesht me pazaret për kufijtë, konflikti ndoshta do të kishte përfunduar shumë kohë më parë. Edhe izraelitët kanë gjithashtu një narrativën e tyre fetare, sidomos ata që banojnë në Bregun Perëndimor (Jude dhe Samari) për arsye fetare, pasi ai është atdheun biblik i popullit hebre.

Në kushtet kur administrata e re e Joe Biden në SHBA, po planifikon të angazhohet sërish me Autoritetin Palestinez dhe të anulojë vendimin e Trump për pezullimin e fondeve të ndihmës për refugjatët palestinezë, do të ishte e mençur të reflektohej edhe mbi dështimet e kaluara në procesit e gjatë por deri tani të pasuksesshëm të arritjes së paqes në Lindjen e Mesme.

Dhe kjo kërkon diçka të vështirë për Uashingtonin:të mendojë përtej mençurisë konvencionale të Departamentit të Shtetit. Zakonisht diplomatët në Uashington, mendojnë se  gjithçka tek ky konflikt ka të bëjë me vendbanimet izraelite, dhe jo me rolin që luan feja në të. Por analistët perëndimorë, e kanë nënvlerësuar fuqinë e atyre që besojnë se Judaizmi është vetëm një fe, dhe jo një popull apo komb.

Nga këndvështrimi i tyre, hebrenjtë nuk kanë një civilizim apo aspirata të ligjshme për shtëpinë e tyre stërgjyshore në Levant. Nga ana tjetër, ata e kanë për detyrë të mbajnë, apo të rimarrin, kontrollin e çdo vendi që ishte dikur nën kontrollin e islamikëve.

Për shembull, prania e parë islamike në Malin e Tempullit (Haram Al-Sharif), Kupola e Shkëmbit, ka ndodhur në fund të shekullit VII-të, gati 1.600 vjet pasi u ngrit për herë të parë tempulli hebre atje. Nëse dëgjoni retorikën e Autoritetit Palestinez, dhe injoroni të dhënat e arkeologjisë, hebrenjtë nuk kanë qenë kurrë atje, dhe se ata janë thjesht kolonialistë të

huaj.

Ekspertët perëndimorë duhet të vlerësojnë rëndësinë e Marrëveshjeve Abrahamike, në

të cilën kombet e moderuara islamike zgjodhën një qasje pragmatike dhe respektuese ndaj pretendimit të kushërinjve të tyre hebrenj, se ai vend është atdheu dhe toka e tyre.

Ky pakt, mund të jetë një dhuratë për të krijuar një paradigmë të re midis izraelitëve dhe palestinezëve. Por vetëm nëse shfaqet në skenë një udhëheqës i ri palestinez, i ngjashëm me Princin e Kurorës së Abu Dhabit Mohammed bin Zayed (MbZ), një sunit i moderuar dhe pragmatik që nënshkroi një traktat paqeje me Izraelin, do të ketë një shans për ta zgjidhur konfliktin së shpejti.

Një udhëheqës i tillë, duhet të pranojë një shtet hebre, pa kërkesa territoriale të diktuara

nga interpretimi i rreptë i Islamit. Shumë ekspertë të Lindjes së Mesme, nuk arritën të parashikonin Marrëveshjet Abrahamike, përmes së të cilave shtetet arabe njohën shtetin e Izraelit, duke zgjedhur moderimin përkundrejt ortodoksisë fetare.

Origjinat e konfliktit Izrael-Palestinë, nuk kanë qenë në asnjë rast vetëm territoriale, duke përfunduar me krijimin e shteteve arabe dhe hebraike, siç parashikohet në Rezolutën nr.181 të Kombeve të Bashkuara. Dëshmia më e pagabueshme për këtë, është se ish-udhëheqësit palestinezë Yasser Arafat dhe Mahmoud Abbas, refuzuan ofertat për një shtet palestinez

dhe Jeruzalemin Lindor Arab si kryeqytet të tij përkatësisht në vitet 2001 dhe 2008.

Zyrtarët e politikës së jashtme perëndimore, thonë se të gjithë e dimë se si duhet të përfundojë ky konflikt:dy shtete për dy popuj, me një ndarje të territorit dhe qytetit të Jeruzalemit bazuar në vijën kufitare të hequr pas armëpushimit të viteve 1949-1967.

Por ata harrojnë se ka nga ata që nuk do t nënshkruanin një armëpushim të tillë, nëse nuk do të bëhej e qartë se ato vija nuk do të ishin kufij të përhershëm, duke këmbëngulur për një armëpushim që thoshte “Linja e Demarkacionit të Armëpushimit, nuk duhet të interpretohet në asnjë kuptim si një politikë apo kufi territorial”, në mënyrë që të mos legjitimonte një entitet hebre.

Sot Perëndimi mendon se palestinezët përkujtojnë çdo vit “Al Naqba” (Katastrofa), që ndodhi pas krijimit të shtetit të Izraelit, që dëboi nga tokat e tyre 600.000 njerëz autoktonë. Por kjo katastrofë e popullit palestinez, nuk ishte vetëm e vepër e Izraelit.

Respektimi i humbjes që pësoi Palestina, është diçka për të cilën mund të kenë ndjeshmëri pjesa më e madhe e izraelitëve, por kjo vetëm nëse shumica e palestinezëve mund të arrijnë

ta kapërcejnë bindjen e tyre se Izraeli nuk ka të drejtë të ekzistojë. Të dy popujt, duhet të mësojnë që të respektojnë narrativën e njëri-tjetrit.

Feja ishte një faktor motivues që liderët palestinezë dhe kombet arabe të mos pranonin krijimin e një shteti palestinez në vitet 1948, 1967, 2000 dhe 2008. Kjo narrativë më realiste, por politikisht jokorrekte, nuk është ajo që duan të pranojnë ekspertët e sotëm të politikës së jashtme.

Amerika nuk duhet të ndërmjetësojë asnjë negociatë mbi bisedimet e statusit përfundimtar,

pa vendosjen e një parakushti:Nënshkrimin e një traktati të padiskutueshëm paqeje në fund të konfliktit, që të deklarojë se asnjëra palë nuk mund të ketë pretendime për territorin e shtetit tjetër.

Kjo është një kërkesë e panegociueshme për të shmangur dështimet e së kaluarës, pasi ajo

do të thotë se dimensioni fetar i konfliktit, adresohet pikërisht në lidhje me koncesionet territoriale. Palestinezët meritojnë një qeveri që u jep përparësi të ardhmes së tyre, dhe që fillon procesin e pranimit të kompromiseve të dhimbshme por të nevojshme për fuqizimin dhe lirinë e tyre ekonomike.

Shënim:Dr.Eric R.Mandel është drejtori i MEPIN , Rrjeti i Informacionit Politik mbi Lindjen së Mesme. Ai informon rregullisht anëtarët e Senatit dhe Kongresit Amerikan, dhe këshilltarët e tyre të politikës së jashtme.

Përshtati Alket Goce për abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!