Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“S’ka fjalë për këtë dhimbje, do i doja këtu”, Vannesa Bryant i prek të gjithë

schedule09:06 - 30 Janar, 2020

schedule 09:06 - 30 Janar, 2020

Cobe Bryant u nda nga jeta në mënyrë tragjike dhe pikëlloi mbarë botën. Iku një legjendë e basketbollit, një nga më të dashurit e botës së sportit. Nga jeta u nda edhe vajza e tij, Gianna, por edhe shtatë të tjerë që ishin në helikopterin me të cilin Bryant po fluturonte të dielën.

Dhimbjen më të madhe pa diskutim që e kanë familjarët e të vdekurve dhe njëra prej tyre është Vannesa, bashkëshortja e ish-basketbollistit. Përmes llogarisë së saj në “Instagram”, ajo ka fjalë zemrë për të gjithë ata që i kanë mbështetur në një momente kaq të vështirë, ndërkohë që nuk mungojnë fjalët e ndjera për Cobe dhe Gianna.

“Vajzat e mia dhe unë duam t’i falënderojmë miliona njerëzit që kanë treguar mbështetje dhe dashuri gjatë kësaj periudhe të tmerrshme. Ju faleminderit për të gjitha lutjet. Ne padyshim që kemi nevojë për to. Jemi plotësisht të shkatërruara nga humbja e papritur e burrit tim të adhurueshëm, Kobi – babai i mrekullueshëm i fëmijëve tanë dhe Gianna-n time të bukur e të ëmbël – një vajzë e dashur, e mrekullueshme dhe e kujdesshme, si dhe një motër e mrekullueshme për Natalia-n, Bianka-n dhe Capri-n.

 

Familja Bryant

Ne jemi të shkatërruara edhe për familjet që i humbën të afërmit e tyre të dielën. E ndajmë në mënyrë intime dhimbjen me ta.  Nuk ka mjaftueshëm fjalë për ta përshkruar dhimbjen tonë tani. Unë gjej ngushëllim te fakti se Kobi dhe Gigi e dinin të dy se sa të dashur ishin për njerëzit. Ne ishim jashtëzakonisht të bekuar që i kishim ata në jetën tonë. Do ta doja të ishin këtu me ne përgjithmonë. Ata ishin bekimi ynë i bukur, i marrë nga ne shumë shpejt.

Nuk jam e sigurt se çfarë do të bëhet me jetët tona më pas dhe është e pamundur ta imagjinoj jetën pa ta. Por, ne zgjohemi çdo ditë, duke tentuar të vazhdojmë përpara sepse Kobi dhe vajza jonë, Gigi, janë duke na e ndriçuar rrugën. Dashuria jonë për ta është e pafund, e pamatshme. Unë thjesht dëshiroj të kisha mundësi t’i përqafoja, t’i puthja dhe t’i bekoja ata, t’i kem ata këtu me ne, përgjithmonë.

Faleminderit që e keni ndarë gëzimin tuaj, mërzinë tuaj dhe mbështetjen tuaj me ne. Ju kërkojmë që të na i jepni respektin dhe privatësinë që na duhet për ta gjetur rrugën tonë në këtë realitet të ri. Për ta nderuar familjen Team Mamba, fondacioni Mamba Sports e ka nisur fondin MambaOnThree për t’i ndihmuar familjeve të tjera të prekura nga kjo tragjedi. Për të dhuruar, ju lutem shkoni te MambaOnThree.org. Faleminderit shumë që na keni mbajtur në lutjet e tuaja dhe që na keni shprehur dashurinë mua, Kobe, Gigi, Natalia, Bianka dhe Capri”, shkruan Vannesa. /abcnews.al

https://www.instagram.com/p/B77K8XWDY7O/?utm_source=ig_web_copy_link

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!