S’ka fitues në “Maksimir”, Shkupi dhe Dinamo Zagreb ndahen në barazim

schedule22:58 - 19 Korrik, 2022

schedule 22:58 - 19 Korrik, 2022

Shkupi ia ka dalë që të marrë një barazim ndaj Dinamo Zagreb në “Maksimir”, me sfidën që është mbyllur 2-2. Kjo ndeshje është e vlefshme për turin e dytë të Champions League.

Një pjesë e parë e mirë e zhvilluar nga Shkupi, të cilët arritën të kalonin heshtnin “Maksimirin”, pasi do të gjenin dhe golin e avantazhit ndaj vendasve. Në minutën e 25-të një asist fantastik i Alvarez që finalizohet siç duhet nga Queven da Silva. Festë në kampion e ekipit shqiptarë.

Përsëri Shkupi do të shfaqej rrezikshën në portën e vendasve, por por Adetunji nuk përfiton nga një krosim i ardhur nga krahu i djathtë.

Pas 20 minutash do të vinte dhe goli i barazimit, ku shqiptari Arijan Ademi do të realizonte me kokë përfituar edhe nga pasiguria e portierit Naumovski, me pjesën e parë që u mbyll 1-1.

Në fraksionin e dytë skuadrat do të tregoheshin më të kujdesshme ndaj njëra-tjetrës, teksa derin në minutën e 86-të nuk kishte gola të tjerë.

Do të ishin vendasit të parët që do të shënonin për 2-1, me Petkovic që ndëshkon skuadrën shqiptare.

Shkupi nuk vonon dhe barazon shifrat vetëm 3 minuta më pas me Cephas për 2-2, me skuadrën shqiptare që merr një barazim të rëndësishëm në transfertë. /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!