Ylli i Chelsea dhe i kombëtares së Marokut, Hakim Ziyech nuk zë mend. Së fundmi anësori ka shfaqur një sjellje të papranueshme për trajnerin e përfaqësueses, duke e detyruar këtë fundit ta përjashtojë nga ekipi.
Trajneri Vahid Halilhodzic mori këtë vendin duke hequr dorë kështu nga një prej futbollistëve më të mirë që ka në organikë për ndeshjet me Guinenë dhe Sudanin të vlefshme për kualifikueset e “Katar 2022”.
Ziyech nuk po kalon një moment pozitiv në karrierë, pasi ende nuk ka marrë minutat e para më “Blutë e Londrës” në Premier League.
“Arsyeja? Një sjellje e papranueshme. Sjellja e tij nuk ishte ajo e një lideri, e një lojtari që duhet të përfaqësojë një model. Hakim erdhi vonë, pastaj refuzoi të hyjë në fushë. Skuadra kombëtare vjen e para”– përfundon Halilhodzic.
Për trajnerin kjo ishte hera e parë që i ndodhte një situatë e tillë, ndërsa për lojtarin nuk është e tillë. Ziyech u bë çështje te Maroku edhe në vitin 2017 për sjellje të pahijshme në stërvitje. /abcnews.al/